Lidhje

Agjencitë amerikane të zbulimit ishin tërësisht gabim në vlerësimet për armët e Irakut


Presidenti Bush tha se është dakord me përfundimet e një komisioni që rekomandon ndryshime thelbësore në agjencitë amerikane të zbulimit.

Komisioni, i ngritur para një viti nga presidenti për të studiuar dështimin e agjencive të zbulimit në Irakun e para luftës, bëri sot publik raportin e tij të fundit. Në një konferencë shtypi Presidenti Bush tha se raporti i kritikon ashpër agjencitë e zbulimit dhe ai u zotua të korrigjojë të metat e sistemit të zbulimit.

Presidenti i kërkoi menjëherë Kongresit të konfirmojë John Negroponten në postin e drejtorit kombëtar të zbulimit. Në raportin e tij komisioni thotë se agjencitë amerikane të zbulimit ishin tërësisht gabim në shumicën e vlerësimeve të tyre për armët irakiane të shkatërrimit në masë.

Raporti propozon krijimin e një qëndre kombëtare për të luftuar përhapjen e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore. Për dështimin e zbulimit në Irak, raporti fajëson mungesën e informacionit të saktë, gabimet e analistëve dhe mungesën e sqarimeve se cilat pjesë e analizave basoheshin në supozime dhe cilat në prova.

XS
SM
MD
LG