Lidhje

Mehmet Ali Agça mban zi për Papën


Atentatori që qëlloi Papën Gjon Palin 24 vjet më parë, po mban zi për humbjen e njeriut që e konsideronte si vëlla.

Sipas familjes së tij, Mehmet Ali Agça është hidhëruar nga vdekja e Papës. Agça e plagosi rëndë Papën në vitin 1981 në Sheshin e Shën Pjetrit.

Dy vjet më vonë, Papa e vizitoi atentatorin në burg dhe e fali atë. Që nga ajo kohë, vëllai i Mehmet Aliut dhe nëna e tij kanë vizituar disa herë Vatikanin dhe janë takuar me Papën.

Shumë njerëz e vlerësojnë pajtimin e Papës me atentatorin, si një shembull të parimeve të besimit katolik për të falur.

Pas 19 vjet burg në Itali për plagosjen e Papës, Mehmet Aliu u ekstradua në Turqi për t’u përballur me dënimin për një krim të tjetër. //az//

XS
SM
MD
LG