Lidhje

Irak: një arab suni zgjidhet kryetar parlamenti


Ligjvënësit irakianë zgjodhën një kryetar parlamenti duke i dhënë fund gjendjes së bllokuar që kishte penguar formimin e qeverisë së re nëntë javë pas zgjedhjeve historike në vend.

Pas negociatave intensive, ligjvënësit zgjodhën të djelën Ministrin e Industrisë, Hajim al-Hasani, - arab suni - kryetar të parlamentit. Zëvendësit e tij janë ish-shkencëtari bërthamor, Husain al-Shahristani, i sektit shiit, dhe udhëheqësi kurd, Aref Taifur, të cilët u zgjodhën gjithashtu të djelën.

Ligjvënësit shpresonin të emëronin edhe një president të ri, por zyrtarët thonë se kjo do të bëhet javën e ardhshme.

Zgjedhja e kryetarit të parlamentit është një hap i madh para për ndreqjen e imazhit të Asamblesë Kombëtare, e cila për ditë të tëra ishte mbërthyer në debate lidhur me personin që do të zgjidhej në atë post.

Ndërkohë ekstremistë të lidhur me Ak-Kaidën morën përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm kundër burgut Abu-Graib, në të cilin u plagosën 44 ushtarë amerikanë dhe 12 të burgosur. Ushtria amerikane thotë se sulmuesit u zmbrapsën dhe zona e sigurisë nuk u cënua. //az//

XS
SM
MD
LG