Lidhje

Ish-gjenerali serb Lukiç dorëzohet në Hagë


Një ish gjeneral i policisë serbe u dorëzua në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte për t’u përballur me akuza për krime në Kosovë. Gjenerali Sreten Lukiç mberriti sot në Hagë. Ende nuk dihet në se gjenerali, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale javën e kaluar, shkoi vulnetarisht në Hagë, apo u arrestua dhe u dërgua atje.

Gjenerali Lukiç dhe tre gjeneralë të tjerë serbë, akauzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në vitin 1999 kundër popullsisë shqiptare. Një prej gjeneralëve ishte dorëzuar më parë vetë në Hagë këtë vit, ndërsa dy të tjerët ende nuk janë kapur.

Qeveria e Serbisë thotë se u ka bërë thirrje të pandehurve për krime lufte të dorëzohen vetë në Hagë. Qeveritë perëndimore thonë se Serbia duhet të bëjë më shumë për të bashkëpunuar me gjykatëne OKB-së për krime lufte.

XS
SM
MD
LG