Lidhje

Parkinsoni-Telekomunikimi per shurdh-memecët


Trajtimi gjenetik i sëmundjes së parkinsonit ka kohë që ka zgjuar shpresat e shumë pacientëve dhe mjekëve. Por sa i efektshëm është ky trajtim dhe a ekzistojnë mënmyra të tjera trajtimi?

Një nga personalitet e njohura, të prekura nga parkinsoni ka qënë edhe Papa Gjon Pali i Dytë. Vitet e fundit sëmundja e parkinsonit e kishte dobësuar dukshëm Papën, i cili gjithashtu vuante edhe nga sëmundje të tjera, përfshi pasojat e atentatit të disa dekadave më parë. Papa Gjon Pali ishte shumë aktiv dhe një nga papët që ka udhëtuar më shumë. Por gjatë viteve të fudnit të jetës së tij, sëmundja e parkinsonit e bëri atë shëndetlig.

Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave të trurit që prodhojnë një kimikat që quhet dopaminë. Pa dopaminë të mjaftueshme, pjesë të trurit bëhen tejmase aktive dhe i sëmuri humbet kontrollin dhe dhe muskujt humbasin elesticitetin. Trajtimi më i efektshëm i parkinsonit është një ilaç i dalë në skenë 30 vjet më parë.

Doktor Mark West i universitetit Rutxhers thotë se ky ilaç është L-Dopa, të cilin truri e shndrron në dopaminë, duke bërë që një pjesë e domaninës së humbur të zëvëndësohet. Por mjekët thonë se L-Dopa është vetëm një lehtësuese e simptomave dhe për disa pacientë efektet e saj janë të përkohëshme.

Ndërsa një trajtim kirugjik i quajtur Stimulimi i Thellë i Trurit mund të trajtojë simptomat tek shumë pacientë. Sinjale të vogla dërgohen nga një stimulues nëpërmjet elektrodave të lidhura me trurin. Ky lloj trajtimi kirurgjik ul veprimtarinë e trurit në nivelin normal, por ka edhe disa të meta.

Doktor Majkëll Kaplit i universitetit Kornell thotë se sa herë që një objekt i huaj, në këtë rast elektrodat, vendoset në trup, ekziston rreziku i infeksionit, gjithashtu një herë në disa vjet nevojitet ndrimi i baterive, si dhe aparati mund të prishet ose të ketë defekt.

Kohët e fundit, 55 vjeçari Nathan Klein i prekur nga Parkinsoni u bë pacienti i parë që iu nënshtrua terapise gjenetike. Kirurgët injektuan miliarda viruse të një gjeni që ndihmon prodhimin e një substance kimike që ndihmon në normalizimin e veprimtarisë së trurit.

Doktor Kaplit thotë se duke injektuar gjenin, qelizat mund të fillojë prodhimin e substancës së nevojëshme. Shkencëtarët shpresojnë se terapia gjenetike do të ofrojë një trajtim më të mirë për personat e prekur nga parkinsoni, duke hapur rrugën për shërimin e tyre të plotë.

Shërbim komunikimi për shursh-memecët

Shumë njerëz, kur flasin apo komunikojnë, shpesh pak mendojnë se ka edhe nga ata që nuk janë në gjendje të flasin, janë të shurdhër ose nuk dëgjojnë mirë. Për vite personat e shurdhër janë ndeshur me sfida në komunike, veçanërisht nëpërmjet telefonit. Por të folurit tani duket më e lehtë për këtë grup njerëzish.

Tom Anxhelo është i shurdhër, por marja në telefon për të nuk është më e vështirë si më parë.. Një shërbim televiziv nga ana e Shërbimeve të Komunikimit për shurdh-memecët e ndihmon atë të lidhet me personat e tjerë nëprmjet një përkthyesi televiziv. Në ekran del centralisti i shërbimit dhe personi i shurdhër nëpërmjet shenjave ia transmeton bisedën. Pastaj centralisti e përkthen mesazhin për personat që dëgjonë në anën tjetër të linjës telefonike. Para hapjes së këtij shërbimi, personat shurdhë e kishin të vështirë për të dëgjuar telefonatat dhe mesazhet vetëm daktilografoheshin nga një centralist.

Kjo procedure merrte shumë kohë dhe shpesh nuk ishte e saktë. Disa firma private gjithashtu ofrojnë shërbime televizive, por drejtori i Komunikimeve Derric Miller thotë se shërbimi i ri është vetëm për njerëzit e shurdhër i vënë në funksion nga njerëzit e shurdhër. E vetmja gjë që nevojitet është një televizor i lidhur me kompjuter dhe me një kamera.

XS
SM
MD
LG