Lidhje

Roma ndeshet me masa sigurimi dhe logjistike tejet të vështira


Roma po ndeshet me masa sigurimi dhe logjistike tejet të vështira ndërsa dhjetra kryetarë shtetesh, udhëheqës fetarë si dhe qindra mijëra peligrinë vazhdonë të mbërrijnë në qytet për varrimin e Papa Gjon Palit të Dytë.

Në Romë janë mara masa të jashtëzakonshme sigurie. Dhjetra kryetarë shtetesh, monarkë, udhëheqës fetarë nga gjithë bota kanë mbërritur për të marë pjesë nesër në funeralin e Papës. Forcat policore janë përforcuar me mijëra oficerë policie. Një pjesë e tyre janë dislokuar anë e mbanë qytetit të tjerët do të mbrojnë kryetarët e shteteve dhe personalitetet e tjera që kanë ardhur në qytet.

Marcelo Fulvi eshte shef i policise se Romes:“Masat e sigurisë janë përqëndruar në dy drejtime: sigurimi i peligrinëve që kanë mbërritur në Romë, rreth 4 milionë dhe së dyti, sigurimi i gjithë personaliteteve të huaja.” Forca policore të shumta ishin vendosur pranë Vila Tavernas, rezidencës së Ambasadorit amerikan në Romë ku po qëndron Presidenti George Bush.

Mbrëmë me të mbërritur në Romë presidenti Bush shkoi drejt në Vatikan ku u lut para trupit të Papës. Presidenti shoqërohej nga dy ish presidentë, Bill Klinton dhe George Bush. Presidenti qëndroi për 3 minuta për të nderuar Papën, ndryshe nga peligrinët e tjerë që lejohen vetëm disa sekonda për të kaluar para trupit të Papës.

Nga mesnata e sotme rrugët në qendër të Romës dhe ato përreth Vatikanit do të bllokohen plotësisht. Në përpjekje për të kontrolluar numrin e madh të vizitorëve që kanë mbushur Romën autoritetet italiane po u bëjnë thirrje peligrinëve që të mos përpiqen të shkojnë në qendër të qytetit.

Që mbrëmë në orën 22 policia nuk ka lejuar më peligrinë që të rinë në radhë për të kaluar para Papës. Sipas Vatikanit para trupit të Papës kanë kaluar rreth 2 milionë njerëz dhe në përfundim të ditës së sotme këtij numri do t’i shtohen edhe 600 mijë të tjerë.

Autoritetet italiane thonë se nuk ka rrezik për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, por gjithsesi masat e sigurisë në qytet janë forcuar së tepërmi. Hapësira ajrore mbi Romë është bllokuar për fluturimet deri pas varrimit të Papës.

XS
SM
MD
LG