Lidhje

Raport mbi sulmet në Qendrën Botërore te Tregëtisë


Gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 numri i viktimave në Qendrën Botërore të Tregëtisë mund të kishte qënë më i vogël në se shtresat izoluese nga zjarri dhe strukturat e shkallëve do të kishin që më të forta dhe komunikimi më i qartë mes ekipeve të shpëtimit. Ky është përfundimi i një hetimi të fundit të Institutit Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë.

Në raport nuk u vihet faj projektuesve ose ndërtuesve të kullave, por raporti pritet të hapë një debat të ri për sigurinë e qiejgërvishtësve. Raporti u paraqit nga Shyam Sunder, hetuesi kryesor i agjencisë federale për masat e sigurisë. “Ndërtesat nuk u rrëzuan nga forca e goditjes, por karburanti që shkaktoi zjarr në disa kate dhe arësyeja e rrëzimit ishte dëmtimi i shtresave izoluese nga zjarri”.

Në se shtresat izoluese nuk do të ishte dëmtuar, temperaturat e larta nuk do të kishin patur ndikim dobësues tek struktura e çelikut. Zoti Sunder, thotë se më e rëndësishme se trashësia e shtresës izoluese, është aftësia e saj për të qëndruar e ngjitur me çelikun. Laura Weinberg humbi të shoqin në Qendrën Botërore të Tregëtisë.“Hetimi ngre disa çështje serioze që duhet të çojnë në rekomandime më të forta për ndërtesat e reja në të ardhmen se si të shpëtohen më shumë njerëz në raste emergjencash të jashtëzakonshme.”

Numri zyrtar i viktimave në Qendrën Botërore të Tregëtisë është 2, 749. Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë thekson se lëvizja në shkallë ishte më e ngadaltë se sa në provat që ishin bërë për evakuime jo-urgjente.

Raporti po ashtu thekson se disa u vonuan duke qëndruar në zyra të pavendosur se çfarë duhet të bënin ose duke mos e gjetur menjëherë vend-ndodhjen e shkallëve. Modelet e mëparshme të evakuimit janë të rëndësishmne, pasi arkitektët i përdorin ato për të përcaktuar kapaciteitn e nevojshëm për shkallët, ashensorët dhe rrugët e tjera dalëse. Në kullat binjake, personave iu desh mesatarisht 48 sekonda për të zbritur shkallët e një kati, ose sa gjysma e kohës më të ngadaltë të llogaritur në provat që bëhen në raste zjarri.

Në raport, po ashtu thuhet se problemet e komunikimit mes ekipeve të shpëtimit mund të kenë çuar në humbjen e jetës të shumë anëtarëve të tyre. Shqetësimet e ngritura në raport pritet të hapen një debat në se në të ardhmen në ndërtesat e larta duhet të vihen ashensorë që i rezistojnë zjarrit. Raporti i djeshëm pritet të pasohet në qershor me rekomandimet përfundimtare për të përmirësuar kodin e ndërtimit.

XS
SM
MD
LG