Lidhje

Iraku zgjedh presidentin e ri


Parlamenti irakian zgjodhi politikanin kurd Xhalal Talabani si presidentin e ri të vendit duke i dhënë kështu fund bllokimit disa javor të përpjekjeve për formimin e qeverisë së re.

Pak pas zgjedhjes, në një intervistë për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, zoti Talabani tha se qeveria e re mund të formohet brenda një jave. Po ashtu ai tha se nuk ka në plan t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara dhe forcave të koalicionit të largohen nga Iraku, derisa forcat irakiane të sigurimit të jenë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.

Presidenti Bush e përshëndeti zotin Talabani dhe dy nën presidentët duke thënë se Shtetet e Bashkuara mirëpresin të bashkëpunojnë me të. Në veri të Irakut, kurdët e pritën me festime zgjedhjen e zotit Talabani.

Posti i zotit Talabani është kryesisht ceremonial, por përbën një fitore simbolike për kurdët që ishin të shtypur nën Sadam Huseinin. Këshilli presidencial prej tre anëtarësh pritet ta bëjë betimin nesër dhe më pas të emërojë Ibrahim al-Xhafarin, një politikan shit, në postin e kryeministrit.

XS
SM
MD
LG