Lidhje

Grupi i Krizave shpreh shqetësimin për mundësinë e dhunës në Sanxhak


Në një raport të publikuar sot, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se Sanxhaku i Serbisë është një nga zonat e Ballkanit që përmendet shpesh nga politikanët si vatër e mundshme dhune.

Sanxhaku është një rajon me popullsi etnikisht të përzjerë e dominuar nga boshnjakët dhe ndodhet midis Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Ekonomia e Sanxhakut është e pazhvilluar pjesërisht sepse ka qenë nën sundimin osman deri në vitin 1912 dhe pjesërisht për shkak të mospërfilljes së treguar historikisht nga autoritetet serbe. Atmosfera në Sanxhak është e tensionuar por e qetë dhe shumica boshnjake nuk kërkon pavarësi nga Serbia dhe as bashkim me Bosnje-Hercegovinën.

Nëse Beogradi vepron me mençuri dhe pjekuri në trajtimin e problemeve të Sanxhakut dhe mban nën kontroll forcat nacionaliste që mund të nxisin trazira, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, mundësia për dhunë etnike është relativisht e vogël, edhe nëse Kosova bëhet e pavarur.

Por në shumë aspekte, thotë raporti, qeveria e tanishme nuk po u kushton vemendje problemeve të rajonit dhe vazhdon të diskriminojë shumicën boshnjake.

XS
SM
MD
LG