Lidhje

Funerali i Papës mbledh bashkë udhëheqësit botërorë


Një grup i madh udhëheqësish botëror dhe monarkë u bashkuan sot në funeralin e Papa Gjon Palit të Dytë të ulur sipas renditjes alfabetike të vendeve që ndanin krerë shtetesh me marrëdhënie të tensionuara mes tyre.

Presidenti George Bush dhe presidenti francez Jacques Chirac, që kishin mosmarrëveshje nga lufta në Irak, ndaheshin vetëm nga bashkëshortet e tyre të ulur në rradhën e dytë në të djathtë të altarit në qendrën e Katedrales së Shën Pjetrit.

Më poshtë në të njëjtën rradhë ishte presidenti iranian Mohammad Khatami, i cili përshëndeti presidentin sirian Bashar Assad para se të ulej në karrigen e tij. Washingtoni ka marrëdhënie të tensionuara me Sirinë dhe nuk ka lidhje diplomatike me Iranin.

Më shumë se 100 delegacione zyrtare morrën pjesë në funeral, një nga grupimet më të mëdha fetare të kohëve moderne.

Plani i vendeve të uljes ishte në frengjisht, gjuha tradicionale në diplomaci.

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ishte ulur pranë Presidentit afgan, Hamid Karzai.

Një radhë prapa presidenti Bush dhe Chirac ishte presidenti i Zimbabwes Robert Mugave, vetëm dy vende larg princit Charles të Britanisë. Mugabe arriti të udhëtojë në Evropë, megjithëse Bashkimi Evropian ia ka ndaluar një gjë të tillë, pasi kjo nuk është e vlefshme për Vatikanin.

Princi Charles kishte planifikuar martesën me Camila Parker Bowles për sot por e shtyu atë për nesër.

Presidenti Bush ishte nga të fundit që u largua nga Katedralja duke ecur përkrah zonjës së parë Laura dhe përpara të atit, ish presidentit George Bush, ish presidentit Bill Clinton dhe sekretares amerikane të shtetit Condoleezza Rice.

Funerali shkaktoi edhe tensione diplomatike. Kina njoftoi dje se nuk do të dërgonte një delegacion për shkak të marrëdhënieve diplomatike të Vatikanit me Taivanin rival, presidenti i të cilit, Chen Shui-bian shfrytëzoi rastin për tu takuar me udhëheqës të tjerë nga bota në këtë ngjarje ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG