Lidhje

Kardinalët në heshtje dhe lutje për Papën


Kardinalët e kishës katolike të mbledhur në Vatikan ranë dakord të mos flasin për mediat para se të fillojnë procesin me dyert të mbyllura për zgjedhjen e Papës. Një zëdhënës tha se ata kanë filluar një periudhë heshtjeje dhe lutjesh intensive. Ky vendim vjen pas funeralit të djeshëm emocional për Papën dhe varrimit të tij në Vatikan.

Këshilli i kardinalëve do të fillojë procedurën e zgjedhjes së Papës së ri më 18 prill. Vatikani filloi sot nëntë ditë zie zyrtare për nder të Papa Gjon Palit. Gjatë kësaj periudhe në Vatikan do të mbahen mesha përkujtimore të veçanta që do të drejtohen nga shumë kardinalë të cilët do të zgjedhin papën e ri.

Në funeralin e djeshëm morën pjesë qindra personalitete, mbretër, presidentë, kryeministra dhe udhëheqës fetarë. Një zëdhënës i Vatikanit njoftoi sot se në konklavë do të ketë 115 kardinalë kur ajo të fillojë punën pas 9 ditësh. Kisha katolike ka gjithsej 117 kardinalë nën moshën 80 vjeçare siç e kërkon ligji i Vatikanit por dy prej tyre janë tepër të sëmurë për të udhëtuar.

Ndërkohë, Roma po i kthehet normalitetit pasi mikëpriti qindra mijëra pelegrinë që mbushën sheshin e Shën Pjetrit për ti dhënë lamtumirën e fundit Papa Gjon Palit.

XS
SM
MD
LG