Lidhje

Protesta kundër pranisë amerikane në Irak


Mijëra përkrahës të klerikut radikal shiit Moktada al Sadr marshuan në Bagdat për të protestuar kundër pranisë amerikane në Irak, dy vjet pas rënies të Sadam Huseinit.

Demonstruesit valvisnin flamuj irakianë dhe hidhnin parulla anti amerikane të mbledhur në një miting në sheshin Firdos të Bagdatit, aty ku dy vjet më parë forcat amerikane dhe protestuesit rrëzuan statujën e Sadamit.

Demonstratat zhvillohen ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për formimin e qeverisë gati 10 javë pas zgjedhjeve kombëtare. Ndërkohë Policia irakiane tha se 15 ushtarë u vranë në një sulm të kryengritësve në jug të Bagdatit.

Autoritet thanë se sulmi ndodhi sot paradite ndërsa një autokolonë me trupat irakiane po kalonte përgjatë qytetit Latifija, një zonë e njohur për numrin e lartë të vrasjeve, rrëmbimeve dhe sulmeve.

Kryengritësit kanë vënë në shënjestër vazhdimisht forcat irakiane të sigurimit muajt e fundit, ndërsa polica dhe ushtarët irakianë kanë marrë më shumë përgjegjësi nga forcat amerikane për sigurimin e vendit.

XS
SM
MD
LG