Lidhje

Delegacioni i UNMIKut dhe institucioneve të Kosovë në Malin e Zi


Një delegacion i përbashkët i UNMIK-ut dhe institucioneve të përkohshme të vetqeverisjes në Kosovë, fillon sot një vizitë dy-ditore në Malin e Zi, për të diskutuar mbi gjendjen e të zhvendosurve nga Kosova që jetojnë atje.

Delegacioni përbëhet nga Kilian Kleinschmidt, i zyrës së UNMIK-ut për Kthimin dhe Komunitetet, Sllavisha Petkovic, ministër për Kthimin dhe Komunitetet dhe Lufi Haziri, ministër i Vetëqeverisjes lokale.

Delegacioni nga Kosova do të vizitojë qendrat kolektive në Beran dhe Konik në Podgoricë.

XS
SM
MD
LG