Lidhje

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore në Tiranë


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë Atomike, El Baradei, po viziton Shqipërinë për të cuar përpara bashkëpunimin me Tiranën në hartimin e ligjeve të reja dhe nënshkrimin e Protokollit Shtesë të Marrëveshjes për Ruajtjen dhe Sigurinë e lëndëve bërthamore dhe radioactive.

Zoti El Baradei bëri të ditur lëvrimin e fondeve të Agjencisë për të blerë dhe sjellë brenda muajit prill një makinë të re kobalti për Siptalin Onkologjik, i cili kishte mbetur në një situatë emergjence prej kësaj mungese.

Ministri i jashtëm shqiptar, Kastriot Islami, tha në takimin me zotin El Baradei se Shqipëria është plotësisht e gatshme të nënshkruajë Protokollin Shtesë të Marrëeshjes së Ruajtjes e Sigurisë të lëndëve bërthamore e radioactive, ndonëse kjo do të kërkojë përgatitjen me urgjencë dhe miratimin e një ligji atomik të vendit.

Zoti El Baradei premtoi bashkepunimin e plote te Agjensise per te ndihmuar Shqipërinë në cështje legjislative lidhur me ligjin atomik ashtu edhe ne fushat e tjera te sigurise, parandalimit te trafiqeve te paligjeshme dhe kontrollit te kufijve per sa i perket ketyre lendeve.

XS
SM
MD
LG