Lidhje

Bullgaria, Rumania në 2007ën në BE


Parlamenti evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Evropian në vitin 2007, por i paralajmëroi të dy vendet që të vazhdojnë reformat. Votimi i sotëm i hap rrugën nënshkrimit të traktateve të pranimit për këto dy vende më 25 prill.

Zyrtarët evropianë kanë theksuar gjithsesi se traktatet nuk do t’u garantojnë Bullgarisë dhe Rumanisë pranim automatik. Sipas traktateve, udhëheqësit e Bashkimit Evropian mund ta shtyjnë procesin deri në një vit në se këto vende nuk kryejnë reformat e duhura në fushat ekonomike, politike dhe të drejtësisë .

Shumë euro-parlamentarë duan të ruajnë një farë kontrolli mbi procesin e anëtarësimit edhe pas votimit të sotëm. Muajin e kaluar komisioneri evropian për zgjerimin Ollie Rehn i siguroi ligjvenësit se udhëheqësit e Bashkimit do t’i mernin vlerësimet e tyre në konsideratë gjatë procesit të anëtarësimit.

XS
SM
MD
LG