Lidhje

Ramush Haradinaj lirohet përkohësisht për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi të lirojë përkohësisht ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait Enver Haradinaj, të vrarë të premten në një fshat të Kosovës perëndimore në rrethana të paqarta.

Ende nuk ka hollësi për periudhën kohore gjatë së cilës do të jetë i lirë zoti Haradinaj, por zyrtarë të Gjykatës pohuan se lirimi i përkohshëm është i kufizuar dhe zoti Haradinaj nuk do të lejohet të ketë kontakte me dëshmitarë apo me mediat.

Lirimi u bë i mundur pas kërkesës së mbrojtjes e cila sot është takuar me prokurorinë. Mësohet se lirimin e kanë ndihmuar edhe autoritetet e Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më 9 mars të këtij viti u dorëzua vullnetarisht për në Hagë, një ditë pasi Gjyakata Ndërkombëtare publikoi një akuzë kundër tij dhe disa bashkëluftëtarëve të tij.

XS
SM
MD
LG