Lidhje

India dhe Pakistani bëjnë përpjekje të reja për paqe


Udhëheqësit e Indisë dhe Pakistanit kanë rënë dakort të vazhdojnë masat e vendosjes së besimit për të përmirësuar marrëdhëniet armiqësore mes të dy vendeve që vazhdojnë prej dekadash.

Kryeministri i Indisë Manmohan Sin dhe presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf dolën duke buzëqeshur nga bisedimet sot në New Delhi. Ata e filluan ditën duke ndjekur një ndeshje kriketi ndërmjet ekipeve kombëtare. Gjenerali Musharaf tha se ishte i kënaqur me vizitën, duke shtuar se ishin diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë edhe Kashmirin.

Sekretari i Jashtëm i Indisë Shyam Saran tha se të dyja palët treguan vullnet të mirë për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe. Por ai paralajmëroi se është ende larg zgjidhja e mosmarrëveshjes që vazhdon prej disa dekadash mbi Kashmirin.

Të dyja vendet kanë pretendime ndaj këtij rajoni të Himalajeve. Presidenti Musharaf u takua gjithashtu me udhëheqës të moderuar separatistë të Kashmirit. Grupi synon të kapërcejë marrëdhëniet e ashtu-quajtura “diplomacia e kriketit” dhe të kalojë në një plan për paqen në rajon.

XS
SM
MD
LG