Lidhje

Kosovë: nderimet e fundit për vëllain e ish-kryeministrit Haradinaj


Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mori pjesë të dielën në varrimin e vëllait të tij Enver Haradinaj, që u zhvillua në prani të mijra njerëzve në Gllogjan të Kosovës perëndimore.

Zoti Haradinaj arriti në Kosovë nga Haga ku prokurorët vendosën ta lejonin të merrte pjesë në varrim me disa kushte të vëna prej tyre. Vëllai i tij, 23-vjeçari Enver Haradinaj, u vra të premten pasdite, i qëlluar nga persona të panjohur në makinën me të cilën udhëtonte.

Ish kryeministri Haradinaj, i cili u dorëzua vetë në Gjykatën e Hagës për t'u përballur me 37 akuzat e ngritura kundër tij, u lejua të marrë pjesë në varrim me kusht që të mos flasë me dëshmitarët ose me mediat.

XS
SM
MD
LG