Lidhje

UNMIK fillon gërmimet në një shpellë të Klinës


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë filloi gërmimet në një shpellë ku besohet se janë groposur eshtrat e disa njerëzve të vrarë gjatë konfliktit.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, zbulimet e para tregojnë se shpella përdorej për depozitimin e eshtrave dhe mund të ketë lidhje me zhdukjen e një numri banorësh jo-shqiptarë të Kosovës në vitin 1998.

Shpella ndodhet në zonën e Klinës, rreth 55 kilometra në perëndim të Prishtinës. Rreth 3,000 njerëz rezultojnë ende të zhdukur nga konflikti i Kosovës.

Të paktën 2,400 prej tyre janë shqiptarë ndërsa të tjerët grupeve të ndryshme etnike. Zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës u takuan para pak kohësh për të diskutuar mbi çështjen e personave të zhdukur, pas një ndërprerjeje prej rreth 1 viti e gjysmë.

XS
SM
MD
LG