Lidhje

Greenspan paralajmëron për deficitin e lartë buxhetor amerikan


Kryetari i Bankës Qendrore amerikane, Alan Greenspan paralajmëroi se deficiti i lartë buxhetor rrezikon zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.

Kryetari i Rezervës Federale, duke folur sot në Kongres tha se deficiti i vazhdueshëm mund ta zhysë ekonominë në stagnacion ose edhe më keq. Qeveria duhet të marrë para hua për të paguar deficitin buxhetor dhe sipas ekspertëve kjo bën që të mbeten më pak fonde për t’u dhënë hua individëve dhe bizneseve. Kjo bën që konsumatorët dhe korporatat të paguajnë interesa më të larta meqë konkurojnë për fondin e vogël të parave të disponueshme. Dhe për shkak të kostos së lartë të interesit, konsumatorët shpenzojnë më pak për të blerë mallra, gjë që sjell ngadalësimin e zhvillimit ekonomik.

Zoti Greenspan tha se numri i madh i individëve që pritet të dalin në pension pas disa vitesh përkon me shtimin e rritjen e lartë të kostos së shërbimit mjekësor, një situatë që pritet ta thellojë mëtej deficitin buxhetor. Zoti Greenspan i bëri thirrje Kongresit të kufizojë shpenzimet qeveritare.

XS
SM
MD
LG