Lidhje

Silvio Berlusconi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë


Silvio Berlusconi bëri betimin si kryeministër i ri i Italisë. Vetëm tre ditë më parë, ai dha dorëheqjen nga posti për shkak të konflikteve politike brenda koalicionit qeveritar dhe të pakënaqësive midis votuesve. Edhe kabineti i tij i koalicionit bëri sonte betimin në Romë.

Zotit Berluskoni ka tani vetëm një vit kohë për të përmirësuar popullaritetin e kryeministrit, para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, që pritet të mbahen në mes të vitit 2006. Ai ka emëruar disa ministra të rinj në kabinetin e tij, por do të vazhdojë të mbajë Gianfranco Finin në postin e Ministrit të Jashtëm.

Presidenti Carlo Azeglio Ciampi i kërkoi dje zotit Berlsuconi të krijojë një qeveri të re. Koalicioni i tij në pushtet hyri në krizë pas humbjes së thellë në votimet për qeverisjen rajonale. Kabineti i kaluar, ishte më jetëgjati në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryeministri përballet javën tjetër me një votëbesim në parlament kur të paraqesë objektivat e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG