Lidhje

Irak: shpërthime pranë një akademie policore


Policia në Irak thotë se dy persona kanë kryer sulme vetëvrasëse me bombë duke hedhur në erë dy makina pranë një akademie policore në qytetin verior të Tikritit.

Nga sulmi gjetën vdekjen të paktën 6 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Autoritetet thonë se katër policë ishin ndër të vrarët nga sulmet, që ndodhën njëri pas tjetrit, me një diferencë kohore vetëm disa minutëshe. Pas shpërthimeve në qytet u vendos ndalim-qarkullimi.

Tikriti është vendlindja e ish-udhëheqësit irakian, Sadam Husein. Dy shpërthimet vetëvrarëse ndodhën në një periudhë të shkallëzimit të dhunës në Irak, që është përqëndruar kryesisht ndaj policëvedhe ushtarëve irakianë. Të shtunën, të paktën 12 vetë u vranë, përfshirë një ushtar amerikan, si pasojë e një serie sulmesh me bombë në mbarë vendin nga ana e kryengritësve. //az//

XS
SM
MD
LG