Lidhje

Papa Benedikti, mesazh përtej kufijve të Kishës Katolike


Papa Benedikti i XVI u përpoq të përcillte një mesazh që i kapërcen kufijtë e kishës së tij në meshën e parë që pas inaugurimit si udhëheqësi i Kishës Katolike.

Gjatë inaugurimit të tij të djelën në Vatikan, Papa Benedikti u dërgoi një përshëndetje të posaçme të gjithë besimtarëve të krishterë dhe hebrenjve, të cilët, tha Papa, kanë një origjinë të përbashkët me Krishtërimin.

Ai shtoi se ka në mendje si besimtarët, ashtu edhe ata që nuk besojnë tek Zoti. Me petk të verdhë, papa u tha afër 350 mijë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit se është “një shërbëtor i pafuqishëm i Zotit”.

Ai u kërkoi besimtarëve të luten për të, ndërkohë që vihet në krye të 1 presje 1 miliardë katolikëve të botës, gjë të cilën e cilësoi detyrë shumë të madhe. Pas meshës dyorëshe, Papa përshkoi Sheshin Shën Pjetrit, në një makinë të hapur duke përshëndetur pelegrinët. Për të përshëndetur papën e ri kishin ardhur edhe një numër udhëheqësish të huaj, përfshirë kancelarin gjerman, Gerhard Shroder, dhe presidentin e Gjermanisë, Horst Koehler. //az//

XS
SM
MD
LG