Lidhje

Prokurorët italianë  kërkojnë ngritjen e padisë kundër kryeministrit Berlusconi


Prokurorët italianë i kanë kërkuar gjykatës të ngrejë padi kundër Kryeministrit Silvio Berlusconi për shmangjen e pagimit të taksave dhe akuza për korrupsion lidhur me kompaninë e tij të mediave, Mediaset.

Prokurorët e bënë sot kërkesën, para se zoti Berlusconi të mbante një fjalim në parlament për të paraqitur qeverinë e tij të re. Ligjvënësit pritet të mbajnë që nesër një votëbesim për kabinetin e ri.

Zoti Berlusconi dha dorëheqjen javën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit të tij qeveritar.

Por presidenti Carlo Azeglio Ciampi e ngarkoi atë me formimin e një qeverie të re, pasi kryeministri tha se është në gjendje të vazhdojë të qeverisë me aleatët e tij.

Kriza u shkaktua pasi aleatët e zotit Berklusconi kërkuan ndryshime në politikat e qeverisë, pas humbjes së thellë të koalicionit në zgjedhjet rajonale të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG