Lidhje

Siria tërhiqet nga Libani pas 29 vjetësh


Siria informoi Kombet e Bashkuara se i ka dhënë fund pranisë ushtarake 29 vjeçare në Liban. Në një ketër që i dërgoi organizatës botërore, ministri i jashtëm sirian Faruk al-Shara tha se tërheqja e trupave të Sirisë përfundoi sot dhe përmbush kërkesat e komuniteteit ndërkombëtar të caktuara në një rezolutë të OKB-së të vitit 2004.

Një ekip i OKB-së do të verifikojë tani tërheqjen, e cila u arriti si rezultat i trysnisë intensive nga qeveritë e huaja dhe opozita libaneze. Tërheqja e trupave siriane u bë 10 javë pasi opozita libaneze fajësoi qeverinë e Bejrutit dhe përkrahësit e saj sirianë për vrasjen më 14 shkurt të ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Megjithë mohimet nga të dyja qeveritë, qindra mijëra libanezë protestuan në Bejrut për të kërkuar largimin e trupave siriane. Një numër qeverish perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, bënë thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave siriane. Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Ushtarët e fundit dhe agjentët sirianë të zbulimit u larguan nga Libani duke i dhënë fund pranisë së tyre 30 vjeçare në këtë vend.

Zyrtarë të lartë ushtarakë dhe disa qindra ushtarë nga të dyja vendet morrën sot pjesë në ceremoninë e organizuar në Luginën e Bekaas. Disa orë pas tërheqjes, kryeminsiri në detyrë i Libanit Najib Mikati kërkoi votëbesimin në parlament që do ta lejojë qeverinë e tij të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e muajit maj.

XS
SM
MD
LG