Lidhje

Qeveria e re e Libanit fitoi me shumicë dërmuese votbesimin në parlament


Qeveria e re e Libanit fitoi me shumicë dërmuese votash votbesimin në parlament, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të reja parlamentare. Pas dy ditë debatesh, kabineti i ri i udhëhequr nga Kryeministri, Najib Mikati, fitoi 109 vota në parlamentin prej 128 vendesh.

Menjëherë pas votimit të sotëm, Kryetari i Parlamentit, Nabih Berri, konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen gjatë disa fundjavëve, duke filluar nga 29 maji. Miratimi i kabinetit bëhet një ditë pasi Ministri i Jashtëm sirian, Farouk al-Shara informoi Kombet e Bashkuara se Damasku ka përfunduar tërheqjen e të gjitha forcave siriane nga Libani.

Një ekip i Kombeve të Bashkuara po e verifikon tërheqjen dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, thotë se po heton akuzat se personeli i zbulimit sirian të ushtrisë ndodhet ende nëLiban, por ka zënë pozicione të reja.

XS
SM
MD
LG