Lidhje

Kryeministri i Italisë dhe kabineti i tij fituan votbesimin në parlament


Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, dhe kabineti i tij i qendrës së djathtë fituan votbesimin në parlament, një ditë pasi përcaktuan përparësitë politike për vitin e ardhëshëm.

Qeveria fitoi sot votbesimin në dhomën e ulët të parlamentit të vendit, në Dhomën e Deputetëve, me 334 vota pro dhe 240 kundër. Votimi në Senat pritet të mbahet nesër. Zoti Berluskoni dha dorëheqjen javën e kaluar pas një krize të koalicionit për shkak të humbjeve të rënda në zgjedhjet rajonale të mbajtura në fillim të muajit. Por presidenti italian, Carlo Azeglio Ciampi e emëroi përsëri, pasi zoti Berluskoni vendosi se mund të krijonte një kabinet të ri.

Kryeministri ka bërë thirrje për krijimin e një partie të vetme të qendrës së djathtë para zgjedhjeve të përgjithëshme që do të mbahen vitin e ardhëshëm.

XS
SM
MD
LG