Lidhje

Mbi 30 të vrarë, përfshirë 3 ushtarë amerikanë nga një valë sulmesh në Irak


Kryengritësit kanë kryer një sërë sulmesh në gjithë Irakun, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 30 personave, përfshirë 3 ushtarë amerikanë.

Sulmet vdekjeprurëse u kryen një ditë pasi parlamenti irakian miratoi qeverinë e re të kryeministrit të ri, Ibrahim al-Xhafari.

Zyrtarët në Bagdad thanë se disa makina bombë u hodhën sot në erë njëra pas tjetrës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Të paktën mbi 20 irakianë humbën jetën, shumica ushtarë dhe anëtarë të gardës kombëtare. Mbi 90 të tjerë u plagosën. Edhe tre ushtarë amerikanë u vranë e dy të tjerë u plagosën nga dy shpërthime të veçanta.

Ndërkohë, në një mesazh të inçizuar që mendohet të jetë i personit më të kërkuar në Irak, Abu Musab al-Zarqawi, ekstremist i lidhur me al-Kaidën, u bën thirrje pasuesve të tij që të intensifikojnë sulmet ndaj forcave amerikane. Zëri në kasetë e paralajmëronte drejtpërdrejt Presidentin Bush se grupi i tij do t’i vazhdojë sulmet derisa trupat amerikane të largohen nga vendi.

Vala vdekjeprurëse e sulmeve vjen një ditë pasi parlamenti i ri i Irakut miratoi qeverinë e Kryeministrit Ibrahim al-Jaafari, e cila do ta bëjë betimin të martën.

XS
SM
MD
LG