Lidhje

Kreu i Komisionit Evropian përshëndet zgjerimin e BE-së


Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso e përshëndeti zgjerimin e vitit të kaluar të Bashkimit Evropian si një arritje të madhe politike.

Zoti Barroso tha se zgjerimi i 1 majit të vitit 2004 ribashkoi Evropën dhe ndihmoi në konsolidimin e stabilitetit politik dhe ekonomik si dhe në përhapjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në kontinent.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian u zgjerua me Qipron, Çekinë, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Maltën, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë.

Në një deklaratë tjetër Bashkimi Evropian përshëndeti rritjet ekonomike, shtimin e turizmit dhe përfitimet e vendeve nga anëtarësia në Bashkim.

Blloku prej 25 vendesh ka mosmarrëveshje lidhur me buxhetin për periudhën 2007 - 2013.



XS
SM
MD
LG