Lidhje

Irani mund të rifillojë veprimtaritë bërthamore; Peniani pranë provës atomike


Irani deklaroi se mund të rifillojë ditët e ardhëshme disa nga veprimtaritë e tij bërthamore, pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian.

Por kryenegociatori iranian në bisedime, tha sot se nuk ka të ngjarë që Irani të rifillojë pasurimin e uraniumit, i cili u pezullua gjatë bisedimeve si masë për ndërtimin e besimit. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se përpiqet të zotërojë armë bërthamore. Por Teherani thotë se programi i tij bërthamor synon thjesht prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar anetarët e agjencisë nderkombëtare për energjinë bërthamore se Koreja e Veriut duket të jetë gati për të kryer një provë të nëndheshme bërthamore në të ardhmen e afërt.

Diplomatët u thanë gazetarëve se zyrtarët amerikanë po përdorin fotografi satelitore të aktiviteteve të Koresë së Veriut për të mbështetur argumentin e tyre se kjo e fundit po planifikon një shperthim te kontrolluar bërthamor, ndoshta në muajin qershor.

Këtë javë, presidenti Bush shprehu shqetësim lidhur me veprimtë bërthamore të Penianit. Ai tha se arritja e një konsensusi ndërkombëtar do të ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit.

XS
SM
MD
LG