Lidhje

Kushtetuta e Bashkimit Evropian mund të miratohet nga Franca


Një anketë e re e opinionit publik në Francë tregon për herë të parë se votuesit në referendumin e 29 majit mund ta miratojnë kushtetutën e re të Bashkimit Evropian.

Më shumë se 20 anketa që nga mesi i marsit tregonin se Franca do ta kundershtonte dokumentin. Por rezultatet e anketës së publikuar sot tregojnë se 52 përqind e votuesve francezë do t’i thonë po kushtetutën kurse 48 perqind jo.

Analistët thonë se një kundershtim i Francës do ta rrezikonte kushtetutën që synon të thjeshtojë procesin e vendim-marrjes në Bashkimin Evropian. Të 25 vendet e Bashkimit duhet ta miratojnë projektkushtetutën në menyrë që ajo të hyjë në fuqi.

XS
SM
MD
LG