Lidhje

Vietnami festoi 30 vjetorin e rënies së Saigonit


Vietnami festoi 30 vjetorin e rënies së Saigonit me fjalime dhe ceremoni të ndryshme. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot për festime në qytetin Ho Shi Min, ish Saigoni, i cili vazhdon të jetë qyteti më i madh i Vietnamit dhe kryeqyteti i tij ekonomik.

Në një fjalim që mbajti sot, Presidenti Tran Duc Luong vlerësoi lart vitalitetin e këtij qyteti, duke e quajtur atë motorin e ekonomisë dhe duke u bërë thirrje të rinjve të mobilizohen për ndërtimin e një vendi të begatë. Trupat e Vietnamit të Veriut e pushtuan Saigonin më 30 prill të vitit 1975 dhe qeveria e Vietnamit të Jugut, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara u dorëzua.

Tre milionë vietnamezë humbën jetën gjatë luftës. Numri i amerikanëve të vrarë në luftë ishte 58 mijë.

XS
SM
MD
LG