Lidhje

Emigrantët shqiptarë në Greqi shprehin mosbesim ndaj projektligjit grek për imigracionin


Në pikën kufitare të Kakavijes disa mijëra emigrantë shqiptarë që po kthehen nga Greqia, janë shprehur me skepticizëm për ligjin e emigracionit, që eshte paraqitur së fundmi nga qeveria greke në Parlamentin e këtij vendi. Sipas tyre, edhe më parë u janë berë shqiptarëve premtime, por ato nuk janë realizuar në një kohë të shpejtë në praktikë.

Emigrantet i thanë Zërit të Amerikës se kërkojnë praktika më të lehtësuara në procesin e legalizmit dhe leje qendrimi më të gjata. Një numer i madh emigrantësh thonë se do të kthehen në Shqiperi për votimet e 3 korrikut për të shprehur vullnetin e tyre politik. Por autoritetet greke dhe shqiptare duhet t’u mundesojnë atyre lëvizjen në kufi dhe udhëtimin me kosto me të ulet, thonë emigrantet.

Nje zgjidhje e mirë, sipas tyre, do të ishte që ata të lejoheshin të mund tëlëviznin me rastin e zgjedhjeve me leje-qendrimet e vjetra.

Ardhja e imigranteve nga Greqia për zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut shihet me mjaft interes nga forcat politike shqiptare. Drejtuesit kryesorë të partive u kanë bërë thirrje emigrantëve të kthehen për votime. Kthimi i tyre mund te ketë ndikim në rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht për disa zona në jug të Shqipërisë me më tepër emigrantë, si dhe nga pjesemarrja e ulët e zgjedhësve në votimet e kaluara. //az//

XS
SM
MD
LG