Lidhje

Fotografitë nga një planet i sapozbuluar në një sistemi të largët diellor


Astronomët amerikanë dhe evropianë kanë marrë fotografitë e para të një planeti pesë herë më të madh se sa Jupiteri, i cili po sillet rreth një ylli në një sistem tjetër diellor.

Grupi ndërkombëtar i shkencëtarve e zbuloi objektin vitin e kaluar si një dritë të kuqe që sillej rreth një ylli të errët. Astronomët përllogarisin se planeti tjetër solar është 225 vite dritë larg tokës në yjësinë Hydra.

Që nga mesi i viteve 1990, shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 100 objekte të tilla, pavarësisht se fotografimi i tyre i drejtpërdrejtë ka qënë shumë i vështirë. Shkencëtarët thonë se planeti i quajtur, 2M1207b, është planeti parë ndonjëherë i fotografuar jashtë sistemit diellor të tokës.

XS
SM
MD
LG