Lidhje

Irak: 9 të vrarë në sulme me makina-bombë


Policia irakiane thotë se kryengritësit kanë kryer të paktën 4 sulme të tjera me makinë-bombë në Bagdad dhe në qytetin verior të Mosulit, duke lënë 9 të vrarë dhe rreth 30 të plagosur. Këto sulme pasojnë një valë shpërthimesh, të cilat janë shtuar së tepërmi që nga zgjedhja e qeverisë së re javën e kaluar. Më tepër se 100 vetë, shumica e tyre civilë, janë vrarë që nga e premtja e kaluar.

Në sulmet vdekjeprurëse të së hënës, një makinë-bombë shpërtheu pranë disa dyqaneve në jug të Bagdadit, duke lënë të vrarë të paktën 6 kalimtarë. Të paktën dy persona të tjerë u vranë në një sulm të dytë në kryeqytet.

Në veri, zyrtarët amerikanë thanë se dy individë hodhën veten në erë, duke vrarë një fëmijë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Të dielën, 30 vetë u vranë në shpërthime, duke përfshirë edhe 25 kurdë që po merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të një udhëheqësi kurd vendas në qytetin verior Tall Afar.

XS
SM
MD
LG