Lidhje

Irak: Mbi 20 persona të vrarë në sulme kundër forcave të sigurimit


Kryengritësit në Irak ndërmorën sot një numër sulmesh kundër forcave të sigurimit në Bagdat duke vrarë më shumë se 20 persona.

Policia njofton se nga një shpërthim vetvrasës në një qendër rekrutimi të ushtrisë humbën jetën të paktën 13 veta dhe u plagosën disa të tjerë.

Po në Bagdat, nëntë policë u vranë nga prita që persona të armatosur u kishin ngritur dy patrullave policore. Ndërkohë, një roje u vra nga shpërthimi i një makine bombë që kishte si objektiv një zyrtar të lartë të Ministrisë së Brendshme. Zyrtari i shpëtoi atentatit.

Njoftohet se numri i të vdekurve nga shpërthimi vetvrasës i së mërkurës në qytetin verior kurd të Irbilit arriti në 60. Grupi ekstremist Ansar mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se ai ishte ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje për bashkëpunimin kurd me forcat amerikane dhe ato të koalicionit.

Kryengritësit i kanë shtuar sulmet kudo në Irak që nga java e kaluar kur Kryeministri Ibrahim al-Jaafari shpalli përbërjen e pjesshme të kabinetit.

XS
SM
MD
LG