Lidhje

Nju Jork: Shpërthime të vogla pranë konsullatës britanike


Pranë konsullatës britanike në qytetin e Nju Jorkut ndodhën dy shpërthime të vogla, të cilat shkaktuan pak dëme por jo viktima.

Policia e Nju Jorkut tha se shpërthimet që ndodhën sot në mëngjes ishin shkaktuar nga granata-lodra të mbushura me lëndë plasëse. Sipas policisë, njëra prej tyre kishte madhësinë e një ananasi ndërsa tjera të një limoni.

Policia tha se mekanizmat shpërthyes ishin vendosur në një mbajtëse lulesh prej betoni jashtë ndërtesës. Nga shpërthimet u thyen xhamat e një dritareje në katin e parë të ndërtesës si dhe xhamat e një makine të parkuar aty pranë.

Shpërthimi ndodhi pak pas hapjes së votimeve në Britani.

XS
SM
MD
LG