Lidhje

Irak: sulme të përqëndruara ndaj forcave ushtarake dhe policore


Kryengritësit në Irak kanë vrarë dje të paktën 27 persona në një valë sulmesh kundër forcave ushtrarake dhe policore të vendit. Në Bagdat një person kreu një sulm vetëvrasës me bombë, duke lënë të vrarë 13 vetë në një qendër ushtarake rekrutimi.

Në dy sulme të tjera, kryengritësit u zunë pritë patrullave të policisë në qytet dhe vranë nëntë policë. Ndërkohë, një makinë bombë që kishte për objektiv një zyrtar të Ministrisë së Brendshme vrau një roje. Ndërsa në veri, në Mosul, një makinë bombë shpërtheu në afërsi të një patrulle policie, duke vrarë katër policë.

Kryengritësit i kanë shtuar sulmet që nga java e kaluar, kur kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaafari, bëri publike listën e pjesshme të kabinetit qeveritar. Këta ministra u takuan dje për të diskutuar situatën në Irak dhe për të mbushur postet bosh për plotësimin e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG