Lidhje

Britani: Toni Bler bën thirrje pë ribashkim pas rizgjedhjes në parlament


Kryeministri britanik Tony Blair thotë se është koha që vendi të bashkohet, pas një fushate zgjedhore përçarëse. Zoti Blair siguroi dje me lehtësi rizgjedhjen në parlament në zonën e tij Sedgefield, dhe anketat me votuesit që dilnin nga qendrat e votimit treguan se partia e tij Laburiste mesa duket do të ruante shumicën në parlament dhe do të vazhdojë të kontrollojë qeerinë.

Zoti Blair e pranoi se lufta në Irak ishte një çështje që e përçau vendin, por shtoi se është koha për t’u ribashkuar dhe për të parë dejt së ardhmes. Ai tha se gjatë këtij mandati do të përqendrohet tek çështjet që i interesojnë popullit britanik.

Anketat tregojnë se shumica prej 161 vendeve që mbante Partia Laburiste në parlament do të zbresë në 66. Partia Konservatore pritet që të fitojë 44 vende dhe Liberal Demokratët 2 vende. Rezultatet zyrtare priten sot më vonë.

XS
SM
MD
LG