Lidhje

Irak: Të paktën 20 të vdekur nga disa sulme vetëvrasëse


Në valën e fundit të dhunës që goditi Irakun, disa sulme vetë-vrasëse kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 20 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Në sulmin më të rëndë, një shpërthim vetvrasës në një treg në jug të Bagdadit la 17 të vrarë dhe 40 të plagosur.

Sulmi i dytë vetëvrasës ndodhi në qytetin e Tikritit, një makinë e mbushur me eksploziv u përplas në një mikrobus të policisë duke shkaktuar vrasjen e 7 policëve.

Ndërkohë në Bagdat, policia thotë se banorët zbuluan të paktën 10 trupa në një fushë ku hidhen plehrat, shumica me sy të lidhur dhe me sa duket të ekzekutuar nga afër.

Stacioni televiziv arab, Al Xhazira, njofton se ekstremistët që po mbajnë një peng një shtetas australian, i dhanë qeverisë së tij 72 orë për të tëhequr trupat nga Iraku. Nuk dihet në se pengu do të ekzekutohet në se Australia nuk i bindet kërkesës së tyre.

XS
SM
MD
LG