Lidhje

Jessen-Petersen: Dialogu Prishtinë-Beograd është masë e nevojshme për ndërtimin e besimit


Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës Soren Jessen-Petersen, u tha sot të rinjve në Prishtinë, se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është një masë e nevojshme për ndërtimin e besimit për të përgatitur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe rajonin. Kryeministri Kosumi la të kuptohet se dëshiron të flasë me udhëheqësit në Beograd.

"Unë e di, tha ai, se presidenti Rugova do të bëjë të njëjtën gjë në nivelin e tij".

Duke përsëritur edhe njëherë idenë e tij për krijimin e një forumi ku do të përfshiheshin të gjitha palët në Kosovë, zoti Petersen tha se statusi i ardhshëm i Kosovës është tepër i rëndësishëm për të lënë jashtë këdo qoftë apo për të lejuar që interesa të caktuara partie të zënë vend.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, u tha sot të rinjve të Kosovës dhe studentëve të universitetit të Prishtinës, se Kosova po kalon një moment thelbësor të historisë së saj dhe se procesi që do të japë siguri dhe qartësi për statusin e Kosovës është në rrugë e sipër.

Zoti Petersen tha se plotësimi i standarteve po shkon përpara, se ka pasur përparim të rëndësishëm, dhe se një vit më parë, standartet për Kosovën dukeshin si një mal I pangjitshëm me kërkesa të pamundshme.

Duke përmendur shembuj të plotësimit të standarteve, zoti Petersen theksoi se 27 nga 32 stacione policore në Kosovë kanë kaluar në kotrollin vendor, rreth 2/3 e të gjitha komunave janë në përputhje ose pjesërisht në përputhje me kërkesën për përdorimin e të gjitha gjuhëve zyrtare me shenjat e tyre, të zhvendosurit po kthehen në Kosovë, megjithëse në numër të vogël ende, por me një drejtim të qartë.

Zoti Petersen vuri në dukje gjithashtu sfidat që mbeten, si të drejtat pronësore, integrimi i plotë i pakicave, përfshi ekonominë dhe të gjitha institucionet, forcimi i perceptimit të sigurisë, që do të conte në liri më të madhe të lëzvijes dhe një klimë më të mirë për kthime të qëndrueshme.

Kryeadministratori pohoi se përfaqësues të institucioneve vendore do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, më 27 maj në Nju Jork dhe nënvizoi se ka disa pyetje për të cilat do të duhet përgjigje. Një prej tyre sic e theksoi ai është nëse gjithçka do të funksionojë mirë kur UNMIK-u dhe KFOR-i të kenë shkuar nga Kosova dhe populli dhe institucionet e Kosovës të përballen me këto sfida vetë.

Ai tha se përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë baza mbi të cilën anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të vendosin nëse ekzistojnë kushtet e duhura që sekretari ipërgjithshëm të kërkojë që një përfaqësues ndërkombëtar të bëjë një rishikim të plotësimit të standarteve. Zoti Petersen theksoi se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është një masë e nevojshme për ndërtimin e besimit për të përgatitur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për Kosovën dhe rajonin.

Kryeministri Kosumi ka lënë të kuptohet se dëshiron të flasë me udhëheqësit në Beograd, unë e di se presidenti Rugova do të bëjë të njëjtën gjë në nivelin e tij, tha ai. Duke përsëritur edhe njëherë idenë e tij për krijimin e një forumi ku do të përfshiheshin të gjitha palët në Kosovë, zoti Petersen tha se statusi i ardhshëm i Kosovës është tepër i rëndësishëm për të lënë jashtë këdo qoftë apo për të lejuar që interesa të caktuara partie të zënë vend.

XS
SM
MD
LG