Policia maqedonase mori sot përsipër kontrollin e kufirit verior të vendit të cilin deri tani e siguronte ushtria e Maqedonisë. Ky është një vendim i autoriteteve të Maqedonisë me të cilin vendi i përshtatet standardeve dhe proceseve euroatlantike.
Policia kufitare do të jetë e përzier etnikisht, megjithëse tash-për-tash nuk është thënë ndonjë numër i saktë se sa shqiptarë janë angazhuar në sigurimin e kufurit verior të Maqedonisë.
Kjo pjesë kufizohet me Kosovën dhe Serbinë jugore. Policia e merr përsipër sigurinë e ashtuquajtur të zonës së gjelbërt dhe kalimin e pikave kufitare.
Më parë siguria nga ushtria i është kaluar policisë edhe në kufijt tjerë të Maqedonisë.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të sigurisë së këtij kufiri ishin ftuar edhe autoritete serbe, të UNMIK-ut dhe të Shërbimit Policor të Kosovës.