Lidhje

Irak: Forcat e koalicionit kapën një ndër ndihmësit kryesorë të al-Zarkauit


Ushtria amerikane në Irak njofton se forcat e koaliciconit kanë kapur një prej ndihmësve kryesorë të terroristit të lidhur me Al-Kaidën Abu Musab al-Zarqawi. Një deklaratë ve në dukje se i arrestuari, Adnan Muhamed Hamzah al-Zubaydi u kap të enjten gjatë një operacioni në Bagdat.

Në deklaratë thuhet se trupat po ashtu gjetën dokumente që lidhen me plane për të vrarë drejtues të qeverisë irakiane. Deklarata e ushtrisë ve në dukje se i arrestuari, i njohur me emrin Abu al-Abaz, akuzohet si organizatori i sulmit që u bë në muajin prill ndaj burgut Abu Ghraib ku u plagosën mbi 40 ushtarë amerikanë dhe 12 të bugosur.

Po ashtu ai është i lidhur edhe me sulme me makina bombë në Bagdat. Në zhvillimet e tjera, parlamenti i Irakut miratoi 6 emra të rinj ministrash, përfshirë 4 nga pakica suni, për të plotësuar vendet bosh në qeverinë e kryeminsitrit Ibrahim Al Xhafari.

Megjithatë kandidati për të drejtat e njeriut Hashem Ashibli nuk e pranoi postin, duke thënë se nuk mund të pranojë një emërimin që bëhet vetëm për arësye sektare. Politikani suni, Saadoun al-Dulaimi u emërua Ministër i Mbrojtjes, ndërsa politikani shi’it Ibrahim Bahr al-Uloum u emërua ministër i naftës.

XS
SM
MD
LG