Lidhje

Irak: 10 viktima nga një shpërthim vetvrasës


Policia irakiane tha se shpërthimi i një makine bombë në afërsi të një tregu në Bagdat sot shkaktoi vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Policia tha se shpërthimi iu vuri zjarrin disa dyqaneve dhe dëmtoi disa makina të parkuara aty pranë. Sulmi vjen një ditë pasi më shumë se 70 njerëz u vranë në një numër shperthimesh vetëvrasëse në tre qytete irakiane.

Ndërkohë, marinsat amerikanë vazhdojnë ofensivën kundër kryengritësve në një zonë në afërsi të kufirit me Sirinë. Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i përfshirë në këtë operacion tha se marinsat po bashkëpunojnë me banorët vendas ndërsa patrullojnë në afërsi të qytetit Ramana, në veri të Lumit Eufrat.

Në një zhvillim tjetër, parlamenti irakian emëroi një komision prej 55 anëtarësh suni, shiit dhe kurd për të hartuar kushtetutën e vendit.

XS
SM
MD
LG