Lidhje

Evakuohet Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi, pas një alarmi sigurie


Një alarm sigurie bëri që zyrtarët të evakuonin sot për një kohë të shkurtër Shtëpinë e Bardhë dhe godinën e kongresit amerikan këtu në Washington. Alarmi u aktivizua pasi një aeroplan i vogël hyri në zonën e ndaluar për fluturime përreth kongresit amerikan.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se aeroplani iu afrua Shtëpisë së Bardhë 5 kilometra pastaj u kthye drejt perëndimit pasi u parandalua nga aeroplanë luftarakë dhe një helikopter i tipit Black Hawk. Aeroplani u detyrua të ulej në qytetin e Frederikut në Mariland, jo shumë larg Washingtonit. Autoritetet do të intervistojnë pilotin.

Zëdhënësi tha se presidenti nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa nën-presidenti Dick Cheney u evakua dhe më pas u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët amerikanë kanë qënë tepër vigjëlent rreth sulmeve të mundshme me aeroplanë.

XS
SM
MD
LG