Lidhje

Kërcënimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut


Kina dhe Koreja e Jugut shprehën shqetësim rreth njoftimit të Phenianit se ka nxjerrë rreth 8 mijë shufra të përdorura bërthamore ng reaktori Yongbyon. Ministri i jashtëm i Kinës i tha agjencisë Rojters se Koreja e Veriut duhet të përmbahet nga veprimet që do të vinin në rrezik biseidmet 6 palëshe.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut lëshoi një deklaratë ku thekson se këto veprime janë në kundërshtim me parimin për ta bërë gadishullin korean një territor pa armë bërthamore.Shtëpia e Bardhë tha sot se këto qëndrime provokuese të Phenianit e izolojnë më tej Korenë e Veriut nga pjesa tjetër e botës.

Koreja e Veriut njoftoi muajin e kaluar se do e fikte reaktorin për të nxjerrë prej tij shufrat e përdorura bërthamore. Ekspertët thonë se këto shufra mund të ripërpunohen për të nxjerrë prej tyre plutonium të pasuruar në atë gradë, që mund të përdoret për armë bërthamore. Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike, Mohamed El Baradei, tha ditët e fundit se ai beson se Koreja e Veriut mund të ketë prodhuar deri në 6 armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG