Lidhje

Shqipëri: Socialistët hedhin poshtë propozimin e demokratëve për ndryshimin e mënyrës së votimit


Në Shqipëri e majta hodhi sot poshtë propozimin e partisë demokratike për ndryshimin e mënyrës së votimit e cila synonte shmangien e asaj që njihet skema e Dushkut. Sipas të majtëve një ndryshim i tillë i sistemit zgjedhor vetëm sa do ta deformonte atë më tej, ndërsa demokratët reaguan duke u shprehur se ata do të kundërpërgjigjen me skemat e tyre.

Nuk kishte asnjë dyshim se seanca e sotme parlamentare mund të sillte ndonjë të papritur dhe se socialistët do të mund të pranonin propozimin e demokratëve që vota për kandidatin të llogaritej dhe si votë për partinë, një përpjekje kjo për t’u hequr të majtëve mundësinë që të përfitojnë nga sistemi proporcional, ku aleatët e vegjël mund të marrin mbështetjen e socialistëve duke siguruar kështu një përfaqësim më të madh në parlament. Në të vërtetë edhe demokratët e kishin të qartë se propozimi i tyre do të hidhej poshtë, pasi tashmë ata janë përgatitur në bazë të sistemit zgjedhor në fuqi.

Ata kanë nëshkruar tashmë marrëveshje me tre partitë djathta duke u lënë zona të lira. Por të detyruar nga kodi zgjedhor drejtues të aleatëve të djathtë janë detyruar të heqin dorë nga identiteti I partive të tyre e të konkurrojnë nën siglën e demokratëve. Ndryshimi i sistemit zgjehdor vetëm 7 javë përpara votimit ishte konsideruar i pamundur edhe nga ambasadori i delegacionit të Koimisionit europian në Tiranë Lutz Salzman pak kohë më parë.

Pas votimit në parlament i cili rrëzoi amendamentin e opozitës kryetari i grupit parlamentar të partisë demokratike Bamir Topi tha se ata po i përshtateshin situatës me skemat e tyre:

"Ne kemi qenë të bindur që në fillim që PS jo vetëm ka deklaruar se nuk do ta votojë amendamentin por është pozicionuar në atë lloj skeme së cilës ne po i përshtatemi. Edhe në fushatë do të dalim me këtë lloj skeme që vete PS e origjinoi dhe na detyroi dhe në që të shkojmë në këtë skemë. Dhe kur problemet në fushën e betejes elektorale dalin në mënyrë të qartë nga socialistët edhe ne dotë dalim me skemën tonë të qartë".

Nga ana tjetër kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci u shpreh se votuesit janë të lirë të zgjedhin mes kandidatit dhe partisë:

"Aleanca para zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve janë krejtësisht të ndaluara nga kodi elektoral, dmth koalicionet kurse aleancat për të dalë bashkë në fushatë për të bërë thirrje për të dalë në votime, për të votuar subjektet tona është fare e moralshme. Vetëm votën votuesi e ka në kokë dhe ia jep atij kandidati apo asaj force politike që mendon gjykon dhe vlerëson ai".

Mbi mundësinë e zbatimit të skemës së Dushkut është deklaruar kundër edhe ODIHR. Ambasadori i Osbe-së edhe dy ditë më parë e ka rikonfirmuar këtë qëndrim duke shpjeguar se sipas Odihr, një skemë e tillë do të sillte deformin të votës së qytetarëve shqiptarë dhe të përfaqësimit në parlament.

XS
SM
MD
LG