Lidhje

Vazhdon dhuna në Irak


Kryengritësit në Irak vranë dje të paktën 22 vetë, ndërkohë që marinsat amerikanë u ndeshen me kryengritësit në afërsi të kufirit me Sirinë në ditën e pestë të mësymjes.

Në sulmin e djeshëm vdejkeprurës, një makinë bombë vrau 15 persona në një zonë tregtare të Bagdatit. Në një sulm të veçantë në qytet, persona të armatosur vranë dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.

Në veri të vendit, dy makina bombë shpërthyen në Kirkut duke vrarë dy veta, ndërsa tre ushtarë amerikanë u vranë në incidente të veçanta në Irakun Qendror.

Këto janë sulmet e fundit të valës së ndërmarrë nga kryengritësit të cilat kanë lënë më shumë se 300 të vdekur në dy javët e fundit. Ndërkohë, marinsat amerikanë kanë vazhduar ofensiven masive kundër kryengritësve në Irakun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG