Lidhje

Bullgaria u ofron Shteteve të Bashkuara përdorimin e tri bazave të saj


Bullgaria bëri të ditur se u ka ofruar Shteteve të Bashkuara përdorimin e tre bazave ndërsa ushtria amerikane po riorganizon dhe ridislokon forcat e saj që ndodhen jashtë vendit.

Agjencia bullgare e lajmeve citoi ministrin e mbrojtjes Nikolai Svinarov të ketë thënë se vendimi mbi bazat në fjalë do të dalë pas diskutimeve të javës së ardhshme mes një ekipi amerikan dhe autoriteteve ushtarake bullgare.

Në fillim të këtij viti, komandanti i lartë i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan James Jones, ndërsa vizitonte Bullgarinë, përmendi pesë baza që po konsideroheshin për përdorim nga forcat amerikane. Zyrtarët bullgarë thanë se i kishin ofruar ushtrisë amerikane përdorimin e dy fushave ajrore, një poligoni dhe një baze detare.

Bullgaria i konsideron bazat si përpjekje e rëndësishme për të tërhequr investimet e huaja dhe për të përmirësuar ekonominë e ngecur. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë baza të vogla dhe të adaptueshme për t‘i përdorur në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG