Lidhje

Karzai: Kundërshtarët e lidhjeve të Afganistanit me Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa protestave


Presidenti afghan Hamid Karzai tha sot në Kabul se kundërshtarët e lidhjeve të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara qëndrojnë prapa protestave të dhunshme disaditëshe që lanë të paktën 14 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Këto ishin komentet e para të zotit Karzai lidhur me dhunën antiamerikane që pas kthimit të tij nga një turne në Evropë. Protestat duket se janë fashitur.

Ato filluan këtë javë pas njoftimeve të revistës Newseek se hetuesit në burgun ushtarak amerikan në Guantanamo Bay të Kubës kishin përdhosur Kuranin duke hedhur kopje të librit të shenjtë në tualete. Këto njoftime nuk janë; konfirmuar.

Zoti Karzai tha se demonstruesit kundërshtojnë partneritetet strategjike që Afganistani ka me komunitetin ndërkombëtar, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Por ai tha gjithashtu se do t’i kërkojë Uashingtonit të dorëzojë të gjithë amerikanët që mban në gjendje arresti.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar hetime të plota lidhur me njoftimin e revistës Newsweek.

XS
SM
MD
LG